Site icon Telegrafi

Valverde aprovon shitjen e Deulofeut, Milani ka gati ofertën e janarit

Deulofeu u kërkua shumë edhe në Serie A

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është i përgatitur të shohë Gerard Deulofeu të shitur në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra e madhe italiane, Milani po e shikon Deulofeun si përforcim të mundshëm për afatin e janarit.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, edhe gjiganti katalunas po inkurajohet nga ky interesim i Rossonerëve.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto/Sondazh)

Valverde është pro për të shpejtuar zhvillimet dhe ka miratuar perspektivën e shitjes së sulmuesit spanjoll.

Rossonerët janë të gatshëm të bëjnë biznes për 20 milionë euro, pasi kanë qenë të kënaqur me Deulofeun për gjashtë muaj të huazimit të sezonit të kaluar nga Evertoni.

Deulofeu duke festuar një gol sa ishte pjesë e Milanit sezonin e kaluar

Nga ana e tij, Valverde është i lumtur që Deulofeu mund të shitet gjatë afatit dimëror.

Lexo po ashtu Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm

Kjo pasi trajneri spanjoll ka në plan për të promovuar sa më shumë Jose Arnaiz nga Barcelona B.

Ndryshe, Deulofeu ka dështuar ta dëshmoj veten që nga transferimi i tij në verë, edhe pse Barça ka pasur hapësira në pozitën e tij pas lëndimit të Ousmane Dembeles. /Telegrafi/

Exit mobile version