Kosova e ka nisur për mrekulli pjesën e dytë ndaj Qipros, pas 45 minutave të parë shumë të dobët.
Dardanët janë duke dominuar vendasit dhe tanimë kanë gjetur edhe golin e epërsisë.
Ishte minuta e 65-të e ndeshjes kur djelmoshat e Alain Giresse kanë gjetur golin.
Edon Zhegrova e nisi njëaksion të bukur nga krahut i djathtë derisa shërbeu Muriqin ku ky i fundit asistoi për Valon Berishën që realizoi një gol fantastik nga distanca për 0-1.
Për Berishën ky ishte goli i katërt me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/
Kosovo's Valon Berisha with a GOLAZO! 🇽🇰 😱 pic.twitter.com/gsBaDnWimB
— FOX Soccer (@FOXSoccer) June 2, 2022