Site icon Telegrafi

Valon Berisha në radarin e Galatasarayt

Galatasaray ka filluar punën për sezonin e ri, ndërsa është në ndjekje të yllit të Kosovës dhe Reimsit, Valon Berishës.    

Drejtuesit e Galatasarayt po vazhdojnë kërkimet për një trajner, ku në krye të listës është Marco Rose.

Klubi po punon edhe për fushën kur një mesfushor është më urgjent për momentin në skuadër.

Galatasaray është i interesuar për Valon Berishën, i cili aktualisht luan te klubi franceze Reims.

Mesfushori ynë ka kontratë me Reims që skadon në vitin 2024 dhe mund të luajë në zonën 6 dhe 8, aty ku kërkon lojtar Galatasaray.

Trajneri Marco Rose ka punuar në RB Salzburg me Berishën dhe në Turqi mediat mendojnë se është trajneri gjerman që e kërkon transferimin.

Berisha ka luajtur edhe te Lazio dhe Fortuna Dusseldorf.  /Telegrafi/

Exit mobile version