Emerson Machado provoi të ecte nëpër litarin e tendosur, që ishte vendosur mes dy shkëmbinjve në Nazare të Portugalisë, kur deti ishte shumë i trazuar.
Pamjet e realizuara nga droni, tregojnë 28-vjeçarin që mbeti në mes dhe nuk mund të lëvizte tutje, shkaku i valëve gjigante që e godisnin, transmeton Telegrafi.
“Deti është i pamëshirshëm, pse të rrezikohet jeta për një sfidë që nuk ja vlen”, ka qenë një nga komentet e shumta.
Me këtë rast, kërkohet që të mos provohen rrezikime të tilla, që do të mund të jenë të kushtueshme edhe me jetë. /Telegrafi/
https://youtu.be/PFkWXtOPtpg