Valencia ka kontaktuar me Arsenalin për të diskutuar për transferimin e mundshëm të Matteo Guendouzit – raporton Super Deporte.
Mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta, prandaj Topçinjtë planifikojnë largimin e tij.
Megjithatë, përkundër interesimit të shprehur, Los Che nuk kanë potencial që ta blejnë kartonin e 21-vjeçarit.
Për këtë arsye, Valencia do të përpiqet ta bindë klubin anglez që ta lejojë largimin e francezit në formë huazimi.
Guendouzi është pjesë e Arsenalit nga viti 2018 kur u transferua nga skuadra franceze Lorient. /Telegrafi/