Raportimet e mediave që vijnë nga Barcelona pohojnë se Mikel Arteta po mendon të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.
Trajneri i Gunners ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, por raportimi befasues sugjeron se ai mund ta prishë atë në fund të sezonit. Raportimet e çuditshme sugjerojnë se Arteta ka informuar rrethin e tij të ngushtë se po mendon të largohet nga Topçinjtë në fund të sezonit.
Por, burime pranë Arsenalit sugjerojnë se raportimet janë të rreme dhe tendencioze.
Sipas SPORT – të cilët janë mediumi sportiv më i madh dhe më me ndikim në Barcelonë – koha e raportimeve është krejtësisht e rastësishme dhe nuk ka të bëjë fare me trajnerin e Barcelonës, Xavi që po largohet nga roli i tij në fund të sezonit.
Arteta iu bashkua Arsenalit në vitin 2019, kur la postin e tij si asistent i Pep Guardiolës te Manchester City.
Që atëherë, spanjolli ka fituar tre trofe gjatë periudhës së tij në veri të Londrës – FA Cup dhe dy Community Shields. Megjithatë, ata iu afruan edhe një titulli në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe nën drejtimin e Artetës, Topçinjtë janë rikthyer në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/