Site icon Telegrafi

Valbonë Mehmeti shpallet “shkencëtare e vitit 2022”

Valbonë Mehmeti është shpallur shkencëtare e vitit 2022.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimin për “shkencëtarin e vitit 2022”, ku është zgjedhur Valbonë Mehmeti, transmeton Telegrafi.

“Kënaqësi që edhe këtë vit, të shpallim ?shkencëtare të vitit një grua. Kam nënshkruar vendimin për ‘Shkencëtarin e vitit 2022’ ku këtë vit është zgjedhur Valbonë Mehmeti”, ka theksuar Nagavci.

Tutje, ajo ka njoftuar se Valbonë Mehmeti është doktore e shkencave të Kimisë.

“Është asistente e angazhuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës. Znj, Mehmeti është autore e 14 publikimeve shkencore për vitin 2022, prej të cilave 4 si autore e parë. Po ashtu, është autore e dy monografive. Si Ministri do të vazhdojmë të avancojmë politikat për zhvillimin e shkencës në mënyrë që Kosova të jetë një kontribuuese e rëndësishme e shkencës në botë”, ka shtuar tutje ministrja Nagavci. /Telegrafi/

Exit mobile version