True Thompson është po aq elegant sa familja e saj e famshme.
Vajza trevjeçare e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka pozuar për një foto në Instagram të premten me një veshje të adhurueshme, të kompletuar me një çantë të shtrenjtë.
“Asgjë më e ëmbël se vajza ime”, ka shkruar Kardashian, 37 vjeçe, foton e vogëlushes së saj, e cila kishte veshur një pulovër ngjyrë kremi, me atlete Nike dhe një fund me tegela rozë.
Pjesa kryesore e pamjes së saj? Një çantë nga Judith Leiber në formën e një keku me luleshtrydhe që kushton 4,195 dollarë.
Duket se True mund ta ketë huazuar copën e ëmbël nga kushërira North West, e cila e shfaqi atë gjatë një turneu në dollapin e saj në TikTok në dhjetor.
North, 8 vjeç, zotëron gjithashtu plot çanta të tjera të shtrenjta, në forma të ndryshme interesante. /Telegrafi/