Daniel Craig, i cili ka luajtur disa role mbresëlënëse gjatë karrierës së tij, ka mbërritur në premierën e filmit të ri nën shoqërinë e vajzës së tij 30-vjeçare, Ella Loudon, me të cilën shfaqet rrallë në publik.
Craig dhe Ella pozuan së bashku përpara premierës evropiane të filmit “Glass Onion: A Knives Out Mystery”. Me rastin e filmit të shumëpritur të Netflix, ishte organizuar gala mbrëmje përmbyllëse e Festivalit të Filmit në Londër 2022.
Me këtë rast, aktori dhe vajza e tij e madhe, të cilën e kishte nga martesa me Fiona Loudon, kanë pozuar me stil. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi me theks në dekolte, ndërsa ish-James Bondi kishte veshur një kostum blu të errët me një kravatë në të njëjtën ngjyrë.
Daniel Craig e a filha Ella Loudon neste domingo, 16, em Londres, na Premiere europeia de Glass Onion: Um Mistério Knives Out.
A sequência do sucesso Entre Facas e Segredos tem previsão de lançamento no dia 23 de dezembro, na @NetflixBrasil. #DanielCraig #KnivesOut pic.twitter.com/8640QR0Oc1
— James Bond Brasil (@JamesBondBR) October 16, 2022
Ella e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës e fshehur nga sytë e publikut, por përfundimisht doli në qendër të vëmendjes. Në vitin 2021, u shfaq me babanë në premierën e filmit “No Time to Die”, ndërsa fansat janë të kënaqur nga bukuria e saj dhe ngjashmërinë midis babait dhe vajzës.
Pavarësisht se prindërit e saj janë yje, 30-vjeçarja po e ndërton karrierën e saj në mënyrë të pavarur duke u marrë me modelim dhe aktrim. /Telegrafi/