Site icon Telegrafi

Vajza e Azem Hajdarit: Gati të lë mandatin dhe të bashkohem me studentët

Partia Demokratike ka përkujtuar Ditën e Rinisë, kur 28 vite më parë studentët dolën në protestë fillimisht për kushtet e tyre, e më pas sollën edhe rënie e sistemit diktatorial.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, vajza e Azem Hajdarit, Rudina bëri edhe një betim para të atit. Ajo deklaroi se është gati të dorëzojë mandatin dhe t’u bashkohem studentëve për luftën e tyre.

“Dua që sot t’i bëj një betim tim ati. T’i bëj një betim të rinjve sot. Unë jam gati të dorëzoj mandatin tim, t’u bashkohem atyre për luftën e tyre. Për çdo gjë që ata do të bëjnë. Ju premtoj juve, se nuk jam kthyer për të qenë deputete. Jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Jam kthyer për vajzën time. Jam kthyer për vëllezërit e mi. Jam kthyer për të çuar amanetin e babit tim deri në fund. Prandaj sheshi i demokracisë sot nuk është këtu është te Ministria e Arsimit. Të shkojmë t’u bashkohemi atyre. Nëse ata na bashkohen ose jo, ne duhet të shkojmë atje sot”, deklaroi ajo.

Exit mobile version