Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të La Liga 2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të, pas u shërbye me zgjuarsi me kokë nga Puerta.
Një gol me shumë peshë ky i shënuar nga sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pasi ekipit andaluzian i mjaftonte thjesht një pikë për të siguruar matematikisht ngjitjen në elitë.
Për Uzunin është goli i 23-të sezonal në kampionat, ku ka dhënë edhe pesë asiste. Ndjekësi më i afërt, De Haro i Mirandes, ka shënuar katër gola më pak.
⌚️ 42’ || ¡𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗟 𝗗𝗘𝗟 𝗚𝗥𝗔𝗡𝗔𝗗𝗔!
NO ES UN GOL MÁS. ES EL GOL, MYRTO. 🔥🦁
𝐆𝐂𝐅 1️⃣-0️⃣ CDL #𝙀𝙩𝙚𝙧𝙣𝙖𝙇𝙪𝙘𝙝𝙖 🇦🇹 || #GranadaLeganés pic.twitter.com/R1Q90F7jJT
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) May 27, 2023
Grana realizoi golin e dytë, atë të sigurisë, me Zaragozan në minutën e 58-të.
Granada falë këtij suksesi dhe barazimit 0-0 mes Las Palmasit dhe Alavesit e mbyll kampionatin në vendin e parë. Uzuni, sikurse pritej, fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë. /ss/
🥹 Granadinistas, ya podemos decirlo.
❤️ 𝐆𝐑𝐀𝐍𝐀𝐃𝐀 𝐄𝐒 𝐃𝐄 𝐏𝐑𝐈𝐌𝐄𝐑𝐀 🤍#𝙀𝙩𝙚𝙧𝙣𝙖𝙇𝙪𝙘𝙝𝙖 🇦🇹 pic.twitter.com/Goz0lsB8GS
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) May 27, 2023