Nëse shpesh ndieni dhembje në shpinë dhe në qafë, njëri ndër shkaqet e mundshme është qëndrimi jo i drejtë
“Kurrë mos e nënvlerësoni forcën e qëndrimit të drejtë”, thotë trajnerja e të famshmeve, Nadya Fairweather,e cila na zbulon ushtrimin e thjeshtë që mund ta bëni kudo dhe i cili do t’ju ndihmojë që të jeni më i drejtë dhe të zbusni dhembjen, transmeton Telegrafi.
Uluni ose qëndroni vertikalisht. Filloni të silleni me të dy supet njëkohësisht prapa. Pas pesë rrathëve, mbani supet prapa pastaj poshtë disa sekonda. Pastaj përsëriteni edhe pesë herë.
Merrni frymë normalisht duke e bërë këtë ushtrim, mirëpo nëse nuk ju është i mundimshëm, përsëriteni ushtrimin edhe disa herë.
Fairweather thotë se ky ushtrim është i nevojshëm të bëhet çdo ditë dhe që koka dhe shikimi gjithmonë duhet patjetër të jenë të drejtuar përpara.
Nutricionistja Shona Wilkinson thotë se ushqimi ndikon në qëndrim.
“Hani sardele të konservuara. Ato janë të pasura me omega-3 të thartirave yndyrore, si edhe EPA dhe DHA, të cilat ndikojnë si ilaçe kundër inflamacionit.
Shumica e dhembjeve në qafë është e shkaktuar me inflamacion. Veç kësaj, halat e sardeleve janë burim i mirë i kalciumit i cili u bën mirë eshtrave tona dhe qëndrimit”, shpjegon Wilkinson.
Rekomandon edhe boronica të pasura me antioksidantë, si edhe djathin parmezan, i cili është i pasur me kalcium dhe burim i mirë i proteinave.
“Mos blini parmezanin e grirë, por djathin në copa dhe grijeni vet”, këshillon ajo. /Telegrafi/