Site icon Telegrafi

Ushqimet që duhet t’i shmangni nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut

Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut, rekomandohet që të konsumoni ushqim me përqindje të vogël të sodiumit dhe yndyrës.

Pra, më poshtë i keni top ushqimet që duhet kufizuar apo shmangur për të mirëmbajtur nivelin e shtypjes së lartë të gjakut.

Mishin e kuq

Ushqimet me yndyrë nuk janë të mira për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Një copë e mishit të kuq pa salcë përmban rreth 1,500 gramë sodium, 1,140 kalori dhe 79 gramë yndyrë, transmeton Telegrafi.

Turshitë

Turshitë janë të pasura me vitaminë K dhe kanë pak kalori, mirëpo ato janë të mbushura me sodium. Një turshi përmban mesatarisht rreth 570 gramë sodium, sasi e cila është më shumë se një e treta e sasisë së rekomanduar brenda dite.

Prandaj, nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut është mirë të kufizoni konsumimin e turshive.

Sheqerin

Ushqimet me kalori ekstra dhe të mbushura me sheqer ndikojnë në fitimin e peshës. Obeziteti është shkaktari kyç për shtypjen e lartë të gjakut, e veç kësaj, kilet e tepërta janë të dëmshme për zemrën, si dhe e zvogëlojnë qarkullimin e gjakut.

Kripën

Kripa përmban shumë sodium, gjë që e rrit dukshëm shtypjen e gjakut. Veç kësaj, kripa shkakton dëme direkte në zemër dhe arterie.

Alkoolin

Konsumimi i tepërt i alkoolit e shkakton shtypjen e lartë të gjakut të rritet. Prandaj, rekomandohet që njerëzit me shtypje të lartë të gjakut të shmangin konsumimin e alkoolit, apo të pinë në sasi modeste.

Preferohet që gratë dhe meshkujt mbi 65 vjeç të pinë një gotë birrë në ditë, ndërsa meshkujt më të ri se 65 vjeç të pinë dy gota birrë në ditë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version