Site icon Telegrafi

Ushqimet me efekte të anti-plakjes që ua kthejnë orën pas dhe bëjnë të ndjeheni e re

Secila femër dëshiron lëkurë rrezatuese dhe të shëndetshme. Ushqimi i duhur vetëm sa ju ofron afër këtij qëllimi

Përderisa nuk ka ndonjë ushqim magjik që brenda sekondave i largon rrudhat, ushqimet tjera të shëndetshme vetëm sa i shtojnë vite jetës tuaj dhe janë të mirë për ngadalësimin e procesit të plakjes.

Avokado

Avokadot janë mënyrë e shijshme për t’i jap trupit gjërat për të cilat ka nevojë që të funksionoj siç duhet dhe ta luftoj procesin e plakjes. Ato janë të mbushura me një lloj të shëndetshëm të yndyrës, e cila e ndihmon lëkurën të qëndroj e hidratuar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Fshini rrudhat nga fytyra: Melhemi i vrugtë pas vetëm tre tretmanëve jep efektin

Manaferrat

Kur kërkoni receta të shëndetshme për të rriturit, një ndër ushqimet më të shëndetshme që duhet ta përfshini për procesin e anti-plakjes  janë manaferrat.

Të gjitha manaferrat përmbajnë pitokemikale, të njohura si flavanoide, antioksidantë të cilët e ruajnë trupin ndaj dëmeve që shkaktohen nga rrezatimet e lira dhe plakja.

Kastravecët

Kastravecat janë perime hidratuese dhe hidratimi është mënyra më e mirë për të qëndruar dhe ndjerë të rinj, e të mbushur me energji.

Portokajtë

Vetëm një portokall në ditë ju bën të ndjeheni më të reja. Kjo pasi që portokajtë janë të mbushur me vitaminë C. /Telegrafi/

Exit mobile version