Dyshja e njohur, Shaolin Gang, kanë prezantuar për publikun këngën e tyre më të re.
“Ushqim kinez” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri – një këngë e cila satirën e ndërthur me ushqimin tradicional kinez.
Muzika është realizuar nga Benihana Boy, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Blunt dhe Real 1.
Ndërkohë, masteringu i është besuar kompozitorit të njohur, njëherësh bashkëpunëtorit të tyre të besuar, Florent Boshnjaku.
Kënga është hedhur në YouTube pa klip, vetëm në versionin audio. /Telegrafi/