Një imazh satelitor rrëqethës i uraganit Milton tregon stuhinë duke marrë formën e një kafke përpara se të zbriste në Florida të mërkurën.
Stu Ostro, meteorolog i lartë në Weather Channel, ndau foton e frikshme në X, duke e shfaqur atë pranë një imazhi të ngjashëm të uraganit Matthew në 2016.
Milton dukej se ‘po shikonte mbrapa, me një buzëqeshje të frikshme’ teksa vërshonte në gji dhe po shkonte drejt Floridës.
CREEPY SKULL forming on Hurricane Milton tonight! pic.twitter.com/6qgHogt2UW
— Max Velocity (@MaxVelocityWX) October 9, 2024
Imazhi ogurzi erdhi pak çaste përpara se Milton të godiste shtetin, duke shkaktuar përmbytje dhe erëra shkatërruese, transmeton Telegrafi.
The original skull face with #Matthew in 2016, and #Milton tonight
Both are “M” storms
Interesting that intense hurricanes can be conducive to having that structure pic.twitter.com/URkLv3rPet
— Stu Ostro (@StuOstro) October 9, 2024
Një përdorues tjetër i X – Storm Chaser Rob nga Alabama – ndau një video të radarit satelitor teksa Milton u shndërrua në formën e keqe.
‘Kemi një kafkë. Kjo është një pamje shqetësuese. Kjo më bëri të dridhura në shtyllën kurrizore. Për uraganin Milton do të flitet për një kohë të gjatë”, ka shkruar ai.
Ekspertët e kanë përshkruar uraganin Milton si një stuhi ‘përbindësh’ – që e bën këtë imazh satelitor edhe më të përshtatshëm. /Telegrafi/