Tri pikë të reja për Manchester Unitedin pas fitores ndaj Nottingham Forestit (3-0) në Old Trafford në ndeshjen e xhiros së 17-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq shënuan dy gola të njëpasnjëshëm në fraksionin e parë të lojës për ta siguruar triumfit që në 45 minutat e para.
Christian Eriksen dhuroi një harkim të ulët nga këndi drejt Marcus Rashfordit, i cili e dërgoi topin në portë (19’).
Tri minuta më pas (22’), Rashford – kësaj radhe në rolin e asistuesit – pasoi te Anthony Martial, i cili e dyfishoi epërsinë.
Skuadra mysafire ia doli ta fuste topin në rrjetë në fund të pjesës së parë përmes Willy Boly, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Vendasit vazhduan të ishin të rrezikshëm edhe në pjesën e dytë, megjithatë më shumë ishin të interesuar që ta menaxhonin ruajtjen e rezultatin, porse arritën ta shënonin edhe një gol deri në fund.
Fred u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të (në vend të Christian Eriksen) dhe pas dhjetë minutash lojë u regjistrua në listën e golashënuesve (87’). Asistues ishte Casemiro që dhuroi një pasim preciz në zonë.
Manchester Unitedi qëndron në pozitën e pestë në tabelë, por pas kësaj fitore e ka ngushtuar diferencën në një pikë me Tottenham Hotspur që mban vendin e katërt.
Nottingham Foresti mbetet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita, megjithëse dallimi në pikë me ekipi që ndodhen në vendet jashtë rrezikut është i vogël. /Telegrafi/
https://twitter.com/IMYOUR_OU/status/1607846995795771393
https://www.youtube.com/watch?v=82ldE4mTt_I&t=3s