Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka publikuar një video ku shihet shkolla në Kharkiv para dhe pas sulmeve ruse.
Pjesa e parë e videos tregon nxënësit në shkollën e Kharkivit, kurse e dyta klasën e shkatërruar, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një video tjetër që dëshmon për pasojat e pushtimit rus në Ukrainë.
Kujtojmë që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ndërsa edhe sot në këtë vend po vazhdojnë të zhvillohen luftimet e ashpra.
Sipas vlerësimeve të evropianëve, në luftë deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 mijë civilë dhe rreth 100 mijë ushtarë ukrainas. /Telegrafi/
A Kharkiv school before and after a missile attack. pic.twitter.com/qg6oxNknC2
— Defense of Ukraine (@DefenceU) November 30, 2022