Operatorët e dronëve që operojnë nën ombrellën e ushtrisë ukrainase, dita-ditës po shfaqin më shumë kreativitetin e tyre.
Ushtarët e brigadës së 35-të të ushtrisë ukrainase, kanë treguar sesi dronët e vegjël komercial-civil po arrijnë t’i shndërrojnë në dronë kamikaz, transmeton Telegrafi.
Njëri prej tyre thotë se shumicën e dronëve që i përdorin mund t’i blejnë në çdo dyqan për 300 dollarë, të cilët më pas e modifikojnë duke e pajisur me mjete shpërthyese si eksplozivi C4.
Pasi lokalizojnë makinerinë luftarake të ushtrisë ruse, ata ngritin në ajër dronin që e shfrytëzojnë si dron kamikaz dhe përplasen direkt në to.
Sa i përket pajisjeve elektronike të ushtrisë ruse me të cilat Kremlini synon t’ju futet në frekuenca apo të parandalojnë këto sulme, ukrainasit thonë se pajisjet e tyre janë manuale dhe se ato pajisje nuk e pengojnë punën e tyre. /Telegrafi/