Pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në qytetin ukrainas Mariupol, vjen reagimi i parë i Kievit.
Putin vizitoi Mariupolin që është nën kontrollin e plotë të rusëve, dhe që e shkatërruan plotësisht gjatë kësaj lufte të përgjakshme, transmeton Telegrafi.
Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një postim në Twitter ka thënë se krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit, duke aluduar në presidentin rus.
Ai shtoi se “vrasësi i mijëra familjeve të Mariupolit, është kthyer të krenohet me rrënojat e shkaktuar në qytetin e varreve”.
Kujtojmë që Putin mbrëmë qëndroi në Krimenë e aneksuar për të festuar 9-vjetorin e aneksimit, ndërsa sot ishte në qytetin tjetër të Ukrainës – Mariupol që u bë ‘simbol’ i tmerrit dhe krimeve të papara ruse që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/
The criminal always returns to the crime scene. As the civilized world announces the arrest of the "war director" (VV Putin) in case of crossing its borders, the murderer of thousands of Mariupol families came to admire the ruins of the city & graves. Cynicism & lack of remorse.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 19, 2023