Operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase dita ditës po i dëshmojnë botës që janë bërë lojtarët kyç në këtë luftë.
Me adaptimin e teknologjisë moderne, ata kanë arritur të modifikojnë dronët e vegjël komercial duke i shndërruar në dronë ushtarak e edhe kamikaz, transmeton Telegrafi.
Batalioni i 501-të i ushtrisë ukrainase ka kryer një operacion në një zonë malore në lindje të Ukrainës, ku pas hedhjes së bombës nga droni mbi mjetet e blinduara të ushtrisë rusë, ndodhë një shpërthim jashtëzakonisht i fuqishëm.
Aty shihet se pak sekonda pas rënies së bombës mbi mjetet e blinduara ruse, vjen deri te një shpërthim i fuqishëm sa që tërë zona malore mbulohet nga zjarri për pak çaste.
Duket se ishte municioni i mjeteve të blinduara ruse, që shpërthyen dhe forcuan akoma më shumë fuqinë shpërthyese. /Telegrafi/