Site icon Telegrafi

Ukraina do të kërkojë ndihmë nga aleatët për të financuar shërbimin Starlink nëse SpaceX i kërkon pagesë

Ukraina do t’ju kërkojë partnerëve të saj të huaj ndihmë në financimin e sistemeve të internetit satelitore Starlink që aktualisht ofrohen falas nga SpaceX nëse kompania fillon të kërkojë pagesa, tha ministri i mbrojtjes i Ukrainës për Reuters të enjten.

“Ne do të përpiqemi të gjejmë fondet. (Ne) kemi partnerë në vende të ndryshme. Ne do t’u kërkojmë atyre të na ndihmojnë, të na ndihmojnë gjithashtu me ndihmën financiare”, tha në një intervistë ministri i Mbrojtjes, Oleksi Reznikov, i pyetur nëse Kievi do të mbulonte kostot nëse SpaceX kërkon pagesë.

Forcat e armatosura të Ukrainës mbështeten në mijëra pajisje të Starlink-ut për lidhje në vijat e para, ku sinjali normal celular ose mungon ose kapet lehtësisht, transmeton Telegrafi.

Pronari i SpaceX, Elon Musk, i cili së fundmi e bleu Twitter Inc, ishte ankuar më parë publikisht për humbjet financiare që SpaceX po pësonte në Ukrainë, por më vonë premtoi në Twitter se do të vazhdojë të ofrojë shërbime “falas”.

“Ne morëm premtimet e tij se ai do të vazhdojë të rregullojë shërbimin për shërbimet tona Starlink në Ukrainë”, tha Reznikov për Reuters. /Telegrafi/

Exit mobile version