Telegrafi

Ukraina dhe Polonia arrijnë marrëveshje për politikën e eksportit të mallrave

Ukraina dhe Polonia kanë rënë dakord sa i përket bashkëpunimit në fushën e politikës së eksportit, njoftoi Ministria e Bujqësisë e Ukrainës.

Në njoftim thuhet se marrëveshja është arritur gjatë një bisede telefonike mes ministrit ukrainas të politikës Agrare dhe Ushqimit, Mykola Solska dhe ministrit polak të Bujqësisë, Robert Tellus, transmeton Telegrafi.

“Solska foli me kolegun e tij polak Robert Tellus. Ministrat diskutuan situatën, si dhe propozimin e Ukrainës për një zgjidhje dhe ranë dakord për të gjetur një zgjidhje që do të merrte parasysh interesat e të dy vendeve. Palët ranë dakord të zhvillojnë një opsion për bashkëpunim në çështjet e eksportit në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu Pas mosmarrëveshjeve për drithërat, Polonia ndalon furnizimin me armë për Ukrainën

Komisioni Evropian njoftoi të premten, se do të heqë ndalimin e importit të drithit nga Ukraina në pesë vende anëtare të BE-së.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia më pas njoftuan se do të zgjasin në mënyrë të njëanshme ndalimin, kurse Kievi paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër Varshavës, Budapestit dhe Bratislavës.