Organi i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s e ka gjobitur me më shumë se 100 mijë euro klubin holandez Feyenoord për sjellje të papërshtatshme të tifozëve të tyre në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Evropës.
Për shqetësimin e spektatorëve, përdorimin e mjeteve piroteknike, hedhjen e sendeve dhe shkatërrimin e inventarit në rrugën e Sturm në Graz, klubi holandez u gjobit me 50 mijë euro dhe u ndalua të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme jashtë.
Feyenoord u gjobit me 26 mijë euro për shkak të sjelljeve të tifozëve në ndeshjen kundër Lazios në Romë.
30 mijë euro do të paguhet për shkak se tifozët e tyre përdorën mjete piroteknike dhe hodhën sende.
Gjithashtu, e gjithë tribuna veriore e stadiumit De Kuip do të mbyllet në ndeshjen e parë të radhës në shtëpi nën kujdesin e UEFA-s. /Telegrafi/