Milani ka arritur krejt në fund të marrë një barazim të vlefshëm 1-1 në udhëtim te Udinese në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Ekipi i Stefano Piolit nuk ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi është ndalur me barazim në udhëtim te Udinese në ‘Dacia Arena’.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Beto (17’) për vendasit dhe Zlatan Ibrahimovic (90+) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi suedez, Ibrahimovic, i cili u vlerësua më notë 7.6.
Në anën tjetër, nota më ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin Brahim Diaz që u notua me 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/