Site icon Telegrafi

Pasagjeri merr kritika për gjestin e pahijshëm në aeroplan nga udhëtimi për në qytetin australian

Një udhëtar u kritikua për gjestin e tij të pahijshëm në aeroplan pasi shtriu këmbët e tij të zbathura në mbështetësen e një karrige.

Një tjetër pasagjer në fluturimin e Virgin, që po udhëtonte nga qyteti Gold Coast për në Melbourne, Australi, të mërkurën pasdite, shkrepi një foto të gjestit jo të duhur.

“Kjo do të ishte një nga gjërat më të neveritshme që kam parë në një fluturim për një kohë të gjatë”, ka shkruar ai, duke shpërndarë foton në një grup në Facebook, transmeton Telegrafi.

Pasagjeri i ulur në sediljen përpara kishte me vete një qen ndërsa sedilja pranë tyre ishte bosh.

Personi pas tyre i shtriu këmbët pa kujdes në krahun e karriges bosh, duke tronditur një udhëtar aty pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version