Pjesa më e madhe e thashethemeve që kishin të bëjnë me Real Madridin në dy muajt e fundit, ishte sa i përket aktivitetit të tyre në tregun e transferimeve.
Me lëndimet e shumta që i kanë shoqëruar ata në fazën e mbrojtjes, shumë persona në kryeqytetin spanjoll kishin menduar se Real Madridi e ka më se të nevojshme të përforcohet në janar.
Sidoqoftë, kjo nuk ka shumë mundësi që të ndodhë, por tashmë është konfirmuar se nuk do të ketë as largime, diçka po aq e rëndësishme.
Kjo përfshin Dani Ceballos. Mesfushori andaluzian ishte lidhur me një largim që disa muaj pasi nënshkroi një kontratë katër vjeçare me klubin deri në 2027.
Në veçanti, Ceballos kishte flirtuar me idenë e një rikthimi të mundshëm tek Real Betisi, por gjendja e tyre financiare bëri që të mos arrihet një marrëveshje mes palëve.
Tani me më shumë mundësi dhe minuta në muajt e fundit, situata e tij ka ndryshuar sërish. Lëndimet e Tchouamenit dhe Camavinga i kanë dhënë atij një shans ta dëshmojë veten.
Duke folur pas fitores së Real Madridit ndaj Las Palmas të dielën, Ceballos konfirmoi se ai do të mbetet pjesë e klubit për pjesën e mbetur të sezonit.
“Vendimi është i qartë. Unë kam biseduar me klubin, me trajnerin. Unë do të qëndrojë deri në fund të sezonit sigurisht”.
“I uroj më të mirat për Betisin, të cilët nuk janë në një dinamikë të mirë. Jam i sigurt se ata do ta përmbysin këtë situatë dhe lojtarët si Isco, Lo Celso dhe të tjerët do të bëjnë një hap para dhe ta çojnë Betisin aty ku e meriton të jetë”, ka thënë Ceballos./Telegrafi/