Site icon Telegrafi

U raportua se ishte sëmurë, Specialja thotë se Thaçi po vazhdon aktivitetet ditore

Foto: Ilustrim

Zyra për media e Dhomave të Specializuara në Hagë ka deklauar se nuk mund të japin detaje për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit.

Në një përgjigje me shkrim, ata kanë potencuar se kjo vjen si shkak i respektimit të privatësisë së tij.

“Ky është një detyrim ligjor për të mbrojtur të drejtat e tyre. Sipas Rregullores së Paraburgimit të DHSK-së, nxjerrja e të dhënave mjekësore të të paraburgosurve është e mundur vetëm me pëlqimin e tyre paraprak të bazuar në informacion, në përputhje me standardet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave”, thuhet në përgjigje me shkrim.

Lexo po ashtu Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Mirëpo, kjo zyrë ka theksuar se Thaçi po vazhdon aktivitetet ditore në objektin e paraburgimit.

“Megjithatë, do të shtoja se nuk ka qenë e pazakontë që të akuzuarit të mungojnë në seanca gjyqësore individuale kur nuk ndihen mirë ose kanë ankesa të vogla shëndetësore në ditën kur mbahet seanca. Gjithashtu, mund t’ju them se zoti Thaçi tani po merr pjesë në veprimtaritë e rregullta ditore në objektin e paraburgimit”, potencon zyra për media./RTK/

Exit mobile version