Site icon Telegrafi

U lëndua ndaj Newcastle, mësohet sa ndeshje mund të mungojë Mike Maignan

Portieri Mike Maignan pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Newcastle United që e detyroi atë të largohet nga fusha në minutën e 81-të për t’ia liruar vendin Marco Sportiellos.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Maignan me shumë mundësi do t’i humbasë dy ndeshjet e radhës që Milani i zhvillon ndaj Hellas Verona dhe Cagliari, por pritet që të rikthehet ndaj Lazios më datë 30 shtator.

Edhe pse në pamje të parë ky lëndim ka mundur t’i shqetësojë tifozët e Milanit, pas testeve mjekësore është përjashtuar ndonjë lëndim serioz.

Milani do të përballet me Hellas Veronan në “San Siro” këtë të shtunë, ndërsa me Cagliarin do të ndeshet në mesjavë, më saktësisht të mërkurën me datë 27 shtator.

Përveç Maignan, nga ndeshja u largua më herët edhe Ruben Loftus-Cheek, por pas ndeshjes u bë e ditur se ai nuk ishte lënduar por kishte pësuar vetëm një ngërq.

Lexo po ashtu Pioli tregon se kush është lideri i Milanit pas largimit të Ibrahimovicit

Anglezi pritet që të pushojë në vikend ndaj Hellas Verona, në mënyrë që të përjashtohet çdo rrezik i mundshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version