Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha është shtruar në spital një javë pasi u prek nga coronavirusi.
Klubi italian ka realizuar testimet e fundit në lojtarët e tyre për COVID-19, gjersa portieri shqiptar ka rezultuar pozitiv.
Berisha nuk kishte kontakte me lojtarët e tjerë të skuadrës, duke u vënë menjëherë në vetizolim, por gjendja e tij u përkeqësua.
“Pas qëndrimit disa-ditor në izolim, portieri u shtrua në spitalin e specializuar për Covid-19 për të kryer disa kontrolle klinike”, njoftoi ekipi SPAL. Megjithatë nuk dihet nëse Etrit Berisha do të qëndrojë në spital, apo si paraqitet gjendja e tij shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SPAL.
Portieri shqiptar do të trajtohet në spital dhe varet nga gjendja e tij nëse qëndron aty apo lirohet. /Telegrafi/
📋 | Aggiornamento medico su Etrit #Berisha
👉 https://t.co/pBhgv75XBz#ForzaSPAL pic.twitter.com/fhC54O8FhJ— SPAL (@spalferrara) December 2, 2020