Site icon Telegrafi

U hap panairi Horeca, “Zgjidhje për çdo shef” – Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë

Për të dytin vit me radhë është hapur panairi Horeca, i cili tashmë po merr formën e një tradite, duke u shndërruar në një ngjarje të rëndësishme për të gjithë profesionistët e fushës së hotelerisë dhe gastronomisë si dhe për pronarët, menaxherët dhe kuzhinierët.

Shefa të kuzhinës nga vende të ndryshme të botës erdhën së bashku për të demonstruar talentin dhe shijet e tyre të veçanta, duke përdorur pajisjet e ofruara nga kompania Frigo Delux.

Burim Kuraja, kryeshef ekzekutiv dhe njëkohësisht organizator i panairit, theksoi se sivjet panairi ka zgjeruar hapësirën e tij për të pritur një numër më të madh të kompanive, duke numëruar një pjesëmarrje prej 45 kompanive nga brende të njohura ndërkombëtare dhe vendore.

Panairi Horeca /Foto: Ridvan Slivova/

“E kemi organizuar këtë panair për herë të dytë, i cili do të jetë tradicional çdo vit, dhe mendojmë që ta bëjmë çdo herë e më të madh. Ne si kompani Frigo Delux ofrojmë pajisje profesionale për industrinë e hotelerisë. Nga presioni i madh që kemi pasur, miqtë vendorë kanë kërkuar që të gjithë të jenë pjesë e këtij sektori që veprojnë në këtë sektor që të bashkëngjiten dhe ta bëjmë pak më të begatë”, tha Kuraja.

Burim Kuraja, kryeshef ekzekutiv i Frigo Delux – njëkohësisht organizator i panairit /Foto: Ridvan Slivova/

Ai tha se sivjet kanë 30 shefa kuzhine nga Italia dhe nga shtetet tjera.

Lexo po ashtu Zgjidhje për çdo Chef! Bashkohuni në Panairin Horeca, më 26-28 Prill 2024!

“Ne kemi ofruar që të jemi bashkë e të kemi një fuqi më të madhe në mënyrë që ta pasurojmë sa më shumë tryezën vendore. Sivjet kemi dhe 30 shefa nga Italia dhe shtetet e tjera. Kemi po ashtu dhe shefa vendorë të cilët marrin trajnime nga shefat italianë dhe mendojmë që në kohë shumë të shkurtër do ta bëjmë dhe hapjen e qendrës së trajnimeve”, ka thënë Kuraja.

Në hapjen solemne mori pjesë edhe zëvendës shefi i misionit në ambasadën e Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero.

Zëvendës shefi i misionit në ambasadën e Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero /Foto: Ridvan Slivova/

Hapja e një panairi të tillë në Kosovë u vlerësua nga Ferrero, i cili tha se kjo është një mundësi e mirë për të gjitha brendet lokale dhe ato italiane.

“Është shumë i rëndësishëm dhe është shumë mirë i organizuar. Kjo është një mundësi e mirë edhe për Kosovën për të njohur brendet më të mira italiane. Kjo është një mundësi e mirë dhe për brendet lokale aktive dhe në Kosovë. Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e inaugurimit”, tha ai.

I pyetur se a e pëlqen ushqimin e Kosovës ai tha se i pëlqen të dyja ushqimet dhe të Kosovës dhe të Shqipërisë. “Mendoj që janë të mahnitshme. Jam në përkrahje të prodhimeve vendore të Kosovës dhe Shqipërisë”.

Anesa Besimi, koordinatore për Komunikim & PR, CEED KOSOVA, tregoi se merren me ofrimin e trajnimeve të ndryshme për ekzekutivin e bizneseve të ndryshme.

Anesa Besimi, koordinatore për Komunikim & PR, CEED KOSOVA /Foto: Ridvan Slivova/

“Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim të Ekzekutivit është organizatë që operon në Kosovë që gati 15 vite dhe merret me ofrimin e trajnimeve të ndryshme për ekzekutivin e bizneseve të ndryshme”, tha ajo.

Në një kënd tjetër në ambientet e jashtme të këtij panairi ishte dhe kompania “Front”.

Blerta Isufi, e cila është arkitekte në këtë kompani, tha se ofrojnë zgjidhje cilësore për produktet e enteriterit dhe eksterierit, si dhe për ambiente të cilat kryesisht i interesojnë këtij panairi.

Blerta Isufi, arkitekte në kompaninë “Front” /Foto: Ridvan Slivova/

Në anën tjetër, kuzhinierët që ishin pjesë e panairit, ofruan një gamë të gjerë të ushqimeve – nga mishi i gatuar në mënyra të ndryshme, tek picat, makaronat dhe hamburgerët.

E, për dallim nga sektorët e tjerë ku ofronin ushqime dhe llojllojshmëri produktesh, Shkëlqim Xhafa nga Unik-Coctail ofronte shije të ndryshme të koktejeve për vizitorët e këtij panairi.

Shkëlqim Xhafa nga Unik-Coctail /Foto: Ridvan Slivova/

Ndryshe, panairi Horeca në Kosovë, duke u zhvilluar me sukses për të dytin vit, konfirmon angazhimin dhe potencialin e sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë në rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Panairi Horeca do të jetë i hapur edhe gjatë vikendit, andaj, mos e humbisni këtë eksperiencë për të krijuar partneritete të reja dhe për të shkëmbyer ide me 100 kompanitë pjesëmarrëse. /Telegrafi/

Hapja solemne e panairit Horeca /Foto: Ridvan Slivova/
Panairi Horeca /Foto: Ridvan Slivova/
Panairi Horeca /Foto: Ridvan Slivova/
Panairi Horeca /Foto: Ridvan Slivova/
Panairi Horeca /Foto: Ridvan Slivova/
Panairi Horeca /Foto: Ridvan Slivova/
Exit mobile version