Një person është arrestuar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:50, në Drenas.
Tutje bëhet e ditur se e njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/