Site icon Telegrafi

Twitter i bashkohet betejës për të ndaluar shpërndarjen e dezinformatave anti-vaksinim (Foto)

Rrjeti social Twitter, është i fundit që i bashkohet betejës për të ndaluar dezinformatat anti-vaksinim në këtë platform.

Kompania ka bërë të ditur, se do të shfrytëzojë vetëm të dhënat nga burimet e besueshme për të krahasuar dhe larguar postimet lidhur me vaksinimin, që nuk janë në rregull, transmeton Telegrafi.

“E kuptojmë rëndësinë e vaksinës në parandalimin e sëmundjeve dhe përhpjes së epidemive, andaj do të bëjnë çfarë është e mundur, që të ndalojmë përhapjen e të dhënave jo të vërteta në këtë aspekt” thuhet në raportin e Twitter.

Në të njëjtën kohë, kompania ka bërë të ditur, se do të ndihmojë përdoruesit, që të gjejnë burime të besueshme dhe material të bollshme, kur janë duke kërkuar lidhur me këtë medikamnet preventiv.

Vendimi Twitter, vjen disa ditë pasi Facebook dhe rrjete tjera sociale, ishin nën presion për të ndaluar përhapjen e të dhënave të pvërteta rreth vaksinimit, me pretendime se mund të shkaktojnë më shumë dëm se dobi. /Telegrafi/

Exit mobile version