Site icon Telegrafi

TVSH-ja ime përzgjodhi 15 fituesit mujorë që fituan 20.000 denarë

Lotaria e Maqedonisë së Veriut sërish përmes ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ ka përzgjedhur 15 fituesit që zgjedhen çdo një muaj.

Në fillim shpërblimet mujore ishin 100.000 denarë por për shkak të pandemisë shuma u ul në 20.000 denarë. Po ashtu u ul edhe shuma e shpërblimit kryesor, nga tre milionë denarë në një milion denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e fituesve të djeshëm shtatë janë prej Shkupi dhe nga një fitues në Negotinë, Makedonska Kamenicë, Prilep, Ohër, Resnjë, Tetovë, Kumanovë dhe Veles.

Ndryshe, edicioni kryesor ku do të ndahen 1.000.000 denarë do të mbahet më 19 dhjetor./Telegrafi/

 

Exit mobile version