Racing Prodigy ka njoftuar krijimin e një turneu të ri që synon të transformojë garuesit profesionistë të Esports në shoferë garash.
Prodigy Racing League është liga e parë sportive E2Real në botë, në të cilën garuesit do të garojnë në katër tituj të njohur të lojërave, duke përfshirë Steet Kart Racing, RaceRoom, rFactor2 dhe iRacing, shkruan carbuzz.
Gjithsej 12 turne do të zhvillohen midis qershorit dhe tetorit, dhe pjesëmarrësit do të garojnë për të marrë një Prodigy Pass.
Vetëm 15 individë do të marrin këtë “biletë të artë të motorsporteve”, e cila do t’i lejojë ata të garojnë me garues të vërtetë Radikal SR1 në Javën e Prodigy, e cila zhvillohet në Atlanta Motorsports Park nga 30 tetori deri më 1 nëntor.
Lojtarët me fat do të marrin trajnime ekspertësh për komunikimin, teknikë garash, dhe më shumë.
Në vitin 2024, Racing Prodigy shpreson të presë një raund të dytë me 35 fitues të Prodigy Pass. Kjo përbën gjithsej 50 shoferë të trajnuar, nga të cilët skuadrat e Prodigy Racing League mund të zgjedhin.
Kompania planifikon t’i shpërblejë shoferët e përzgjedhur me një kontratë me pagesë dhe t’i vendosë ata në një seri garash të botës reale që do të lansohet në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024. /Telegrafi/