Telegrafi

Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë njofton se sot rreth orës 12:30 është pranuar një thirrje për ndërhyrje emergjente pasi raportohej se një turiste me shtetësi franceze e moshës rreth të 50-ve kishte pësuar aksident në Vranë, Lekbibaj (Tropojë).

“Menjëherë u bë organizimi i një skuadre në koordinim me Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore – QKUM u lokalizua turistja dhe ju dha ndihma e parë. Për shkak të dëmtimit të rëndë ishte e nevojshme kryerja e transportimit në mënyrë të menjëhershme me anë të helikopterit në drejtim të Tiranës”.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë bën thirrje të udhëtoni në mënyrë të sigurtë duke përdorur të gjitha protokollet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme.

“Sugjerojmë që gjithmonë të shoqëroheni nga një udhërrëfyes turistik lokal”, thuhet në njoftim./Telegrafi/