Një hajn është filmuar duke kryer vjedhje në një plazh në Barcelonë, derisa një pushues po jepte intervistë për një televizion spanjoll dhe fliste për ushqimin e mrekullueshëm dhe kohën e mirë që po e kalon atje.
Hajni u shfaq në momentin kur turisti po thoshte “e dua Barcelonën”, transmeton Telegrafi.
Ai vazhdoi të fliste për televizionin spanjoll, kur burri u gjunjëzua dhe mori çantën dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
E për ironi, në ato momente turisti thoshte “plazhi është shumë i mirë, uji është i pastër dhe i freskët”.
No puede retratarse mejor. Entrevistan a un hombre para preguntarle qué le gusta más de Barcelona mientras por detrás roban un bolso en directo.
🤦🏻♂️ pic.twitter.com/l63ohaFcgQ— 🇪🇸🇮🇱 Carlos JG (@CarlosJG) August 14, 2022
Pa kaluar shumë sekonda, pronari i çantës rikthehet në vendin ku e kishte lënë, duke bërtitur “ku është çanta ime”.
Videoja e televizioni spanjoll është realizuar në një plazh të njohur të Barcelonës, dhe është bërë virale në rrjetet sociale.
Megjithatë policia ka arritur ta gjurmojë hajnin dhe ta identifikojë. /Telegrafi/