Site icon Telegrafi

Tuntev emërohet drejtor i Agjencisë së Aviacionit Civil

Deputeti i deritashëm i Kuvendit dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, sot mori zyrtarisht pozitën e drejtorit të përgjithshëm të AAC-së me vendimin e bordit Drejtues të Agjencisë së Aviacionit Civil.

Siç deklaruan nga Agjencia, pozita e drejtorit në prani të ekipit menaxhues dhe punonjësve të AAC-së, ia ka dorëzuar drejtori aktual, Goran Jandreoski.

“Në aktin e dorëzimit të funksionit, Jandreoski informoi kolegun Tuntev mbi rezultatet e AAC-së të arritura në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe aktivitetet që i mbeten Agjencisë, për të vazhduar trendin e përparimit të institucionit drejt arritjes së qëllimit të përbashkët, duke krijuar një transport ajror modern të vendosur në Evropë, të shpejtë dhe efikas, dhe i cili është i respektueshëm nga partnerët ndërkombëtarë të aviacionit nga Evropa dhe bota”, thuhet në deklaratën e AAC-së..

Më herët kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e pranoi dorëheqjen e Tuntevit nga funksioni i deputetit./Telegrafi/

Exit mobile version