Site icon Telegrafi

Tuchel u kërkoi falje lojtarëve të Bayernit për lëvizjen e pazakontë: Kjo zakonisht nuk ndodh

Mbrëmë (e premte), lojtarët e Bayern Munichut fituan ndeshjen e xhiros së 12-të të Bundesligës me rezultat 1-0 ndaj Kolnit në udhëtim dhe trajneri Thomas Tuchel bëri një lëvizje të pazakontë.

Tuchel vendosi të mos bëjë asnjë zëvendësim në këtë ndeshje, e cila u mbyll nga njëmbëdhjetë lojtarët që e nisën takimin.

Pas ndeshjes, Tuchel shpjegoi vendimin dhe tha se u kërkoi falje lojtarëve të ulur në stol, veçanërisht legjendarit Thomas Muller.

Lexo po ashtu Bayern Munich vuan, por fiton minimalisht ndaj Koln

“Nuk doja të prishja ritmin e lojës dhe të ekipit. Kjo normalisht nuk ndodh, kështu që u kërkova falje djemve bë bankinë”.

“Thomas Muller? Unë vazhdimisht mendoja se si mund ta inkuadroja atë”, ka thënë Tuchel tha pas ndeshjes.

Fitoren e mbrëmshme ndaj Bricjapëve e solli Harry Kane me gol në minutën e 20-të, dhe Bavarezët kështu të paktën përkohësisht arritën në vendin e parë në renditje.

Aktualisht Bayern Munich ka 32 pikë, një pikë më shumë se Bayer Leverkusen që po bën një sezon të pabesueshëm dhe sot do të luajë te Ëerderi në Bremen nga ora 15:30 në ndeshjen e tyre të xhiros së 12-të të Bundesligës. /Telegrafi/

Exit mobile version