Site icon Telegrafi

Tuchel merr vendim për të ardhmen e Ziyech dhe Werner

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel thuhet se preferon të mbajë në klub sulmuesit Hakim Ziyech dhe Timo Werner.

Blutë pritet të kenë shumë ndryshime gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare, me disa largime, por edhe transferime të reja.

Megjithatë, trajner gjerman i Chelseat ka ndarë mendjen për dy nga lojtarët e tij, Ziyech dhe Werner.

Lexo po ashtu Barcelona planifikon transferimin e tre yjeve të Chelseat në janar

Sipas mediumit Evening Standard, Tuchel nuk dëshiron të humbasë asnjëri nga sulmuesit e tij të gjithanshëm.

Dyshja nuk janë titullar të rregullt këtë sezon, por menaxheri gjerman i sheh ata si pjesë jetike të skuadrës për vazhdimin e sezonit.

Tuchel nuk dëshiron të bëjë ndonjë ndryshim të madh në grupin e tij deri në verë, kur Chelsea mund të zëvendësojë në mënyrë adekuate yjet që largohen në tregun e transferimeve.

Ziyech dhe Werner mund të duhet të ulin kokën dhe të punojnë për të marrë më shumë kohë loje, pasi largimet e tyre gjatë dimrit duken të pamundura. /Telegrafi/

Exit mobile version