Thomas Tuchel ka kontaktuar një lojtarë të Anglisë i cili u la jashtë ekipit për Euro 2024 duke i thënë atij se ai do t’i kishte ndihmuar ‘Tre Luanët’ ta fitojnë atë garë.
Tuchel do të nis detyrën e tij si përzgjedhës i Anglisë që nga janari i vitit 2025, me qëllimin kryesor që t’i udhëheq ata drejt triumfit në Kupën e Botës në verën e vitit 2026.
Sipas The Sun, tekniku gjerman tashmë ka kontaktuar yllin e Manchester United, Marcus Rashford, duke i bërë me dije atij se e dëshiron në skuadrën e tij, në rast se vazhdon me paraqitje të mira.
Teksa Rashford ende nuk po operon në nivelin e tij më të mirë, ai ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në 17 ndeshje për Unitedin këtë sezon.
“Tuchel ka kontaktuar Marcus dhe përfaqësuesit e tij dhe iu ka thënë atyre se e sheh Marcus si një pjesë esenciale të ekipit të Anglisë”.
“Ai ka thënë se ka besuar që një pjesë e madhe e dështimit të Anglisë për ta fituar Euro 2024 ishte për shkak se nuk e kishin Marcus si një opsion”.
“Skuadrat e tjera kanë frikë nga aftësitë e tij dhe Tuchel ka thënë se ai beson që pa Rashfordin, Anglia nuk ofron ndonjë kërcënim në anën e majtë të sulmit”, ka thënë një burim për The Sun./Telegrafi/