Site icon Telegrafi

Tuchel ka katër mbrojtës qendre në listë, njëri nga ta do t’i bashkohet Chelseat në verë

Thomas Tuchel ka marrë javë më parë drejtimin e Chelseat, por objektivi nuk është titulli i kampionit.

Ka qenë vet trajneri gjerman që ka thënë se mbetën larg titullit, pasi objektivi kryesor është një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Tuchel ka për synim që ta përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ri, pasi ky repart mbetet më problematiki te Chelsea.

Katër emra të mbrojtësve janë në listën e gjermanit dhe që të gjithë vijnë nga elita e futbollit gjerman Bundesliga.

Jerome Boateng, David Alaba dhe Niklas Sule janë në listën e teknikut gjerman dhe që të tre futbollistët janë pjesë e Bayernit.

Emri i katërt në listën e Chelseat është ai i mbrojtësit francez të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Mediat angleze kanë raportuar se objektivi kryesor i The Blues është Davide Alaba me austirakun që do të largohet si i lirë nga Bayern Munich.

Sa i përket Dayot Upamecanos transferimi i tij duket i vështirë pasi është raportuar se reprezentuesi francez ka një marrëveshje personale me Bayernin për t’iu bashkuar në verë, me kampionin në fuqi që pritet ta paguajë klauzolën e tij prej 40 milionë eurove.

Niklas Sule dhe Jerome Boateng duken më të arritshëm dhe Tuchel do të tentojë transferimin e njërit nga ta në Stamford Bridges. /Telegrafi/

Exit mobile version