Site icon Telegrafi

Trumpit i merren gjurmët e gishtërinjve, i tërhiqet vërejtja për gjuhën e përdorur në postimet e shumta në rrjetet sociale

Ish-presidentit amerikan Donald Trump, i janë marrë gjurmët e gishtërinjve para se të futej në sallën e gjyqit, raporton NBC.

Në anën tjetër gjykatësi ia ka tërhequr vërejtjen për gjuhën e përdorur në postimet në rrjetet sociale – në veçanti postimit ku i referohet gjyqtarit si “shumë partizan”, transmeton Telegrafi.

Trump aktualisht është duke u gjykuar para gjykatësit Juan Merchan, dhe së shpejti do të zbulohen 34 pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi të dhe me të cilat do të përballet.

Lexo po ashtu Trump deklarohet i pafajshëm

Ndërkaq vetë Trump është deklaruar i pafajshëm lidhur me këto 34 pika të aktakuzës, kurse asnjë media nuk është lejuar që ta transmetojë direkt procesin gjyqësor.

Shumë mbështetës së tij janë mbledhur para ndërtesës së gjyqit në Nju Jork, që është rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe pjesëtarëve të Shërbimit Sekret. /Telegrafi/

 

Exit mobile version