Site icon Telegrafi

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Gjatë një ngjarjeje të fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u tha gazetarëve se nuk i lejohet të drejtojë veturën.

Deklarata e tij erdhi pasi ai njoftoi vendimin e tij për të blerë një Tesla në mbështetje të Elon Musk.

Dhe kjo ka lënë shumë të pyesin pse presidenti nuk mund të ngasë veturën.

Trump shpjegoi se nuk ka vozitur prej vitesh, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Trumpit i prezantohen 'live' disa Tesla - presidenti amerikan tregon se do të paguaj "në mënyrën e vjetër"

“Unë do të blej një, tani këtu është lajmi i keq. Nuk më lejohet të drejtoj veturën. Dhe më pëlqen të drejtoj vetura”, tha presidenti amerikan.

Në vend të kësaj, ai tha se do ta mbante automjetin në Shtëpinë e Bardhë që ta përdorte stafi i tij, duke shtuar se ata ishin të emocionuar për këtë.

Trump shtoi gjithashtu: “Nuk më lejohet ta përdor. A mund ta besoni?”

Ashtu si të gjithë ish-presidentët e SHBA-së, Trumpit i ndalohet të drejtojë veturën në rrugë publike, një kufizim që zbatohet edhe pas largimit nga detyra.

Akti i Ish-Presidentëve i vitit 1958 e zbaton këtë rregull, duke siguruar që ish-presidentët të mbeten nën mbrojtjen e vazhdueshme të Shërbimit Sekret dhe masa të tjera sigurie.

Trump njoftoi vendimin e tij për të blerë një Tesla si një gjest mbështetjeje për Elon Musk, kompania e të cilit është përballur me reagime për shkak të përfshirjes së tij politike në administratë. /Telegrafi/

Exit mobile version