Telegrafi

Trump pozoi me një armë: Dua ta blej një

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është ndalur të hënën në një dyqan armësh dhe vizitoi një prodhues varkash në Karolinën e Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kandidati republikan, i cili ka shpenzuar shumë më pak kohë në fushatë sesa rivalët e tij kryesorë, e filloi udhëtimin e tij në qytetin e vogël Summerville me një takim dhe përshëndetje me vullnetarët në një zyrë lokale të fushatës dhe një vizitë në një dyqan armësh, ku ai thuhet se pëlqeu një pistoletë Glock dhe bëri një foto me të.

“Unë dua të blej një”, citohet të ketë thënë Trump.

Zëdhënësi Steven Cheung thuhet se shkroi se ish-presidenti, i cili aktualisht është nën padi federale, e kishte blerë armën gjatë vizitës së tij në Palmetto State Armory, por më vonë e fshiu postimin në faqen e mediave sociale X, dikur Twitter, dhe sqaroi se Trump kishte treguar vetëm se ai donte të blinte një të tillë.

Trump mblodhi më vonë mbështetësit jashtë një objekti të prodhimit të varkave, me një koleksion varkash të mëdha të ekspozuara. /Telegrafi/