Presidenti amerikan Donald Trump tashmë ka mbërritur në Londër së bashku me Melania Trump, ku pritet të qëndrojë për tre ditë.
Trump ka njoftuar se do të takohet me Boris Johnson dhe më me zyrtarë tjerë britanikë,transmeton Telegrafi.
Presidenti amerikan ka përkrahur haptazi Johnsonin drejt rrugëtimit të tij si kandidat potencial për ta zënë pozitën e kryeministres May, e cila ditë më parë dha dorëheqje.
Ai gjithashtu njoftoi se në mesin e personave që pritet të takohet do të jetë edhe ideatori i Brexitit, Niger Farage, por jo edhe kryetari i Londrës, Sadiq Khan i cili e ka quajtur Trumpin kërcënim global.
Trump edhe publikuar ka deklaruar se nuk është i interesuar të takohet me të, dukë e cilësuar si një person për të cilin nuk ka “mendim mirë për të”. /Telegrafi/