Ish-presidenti Donald Trump i tha një punonjësi të McDonald’s në Ohio të mërkurën se ai e njeh menynë më mirë se kushdo aty.
Trump ndaloi te dyqani i ushqimit të shpejtë ndërsa vizitoi fshatin e Palestinës Lindore në Ohio, transmeton Telegrafi.
Në një video, të shpërndarë në Twitter nga gazeta The Recount, Trump shihet duke i thënë një arkëtari të McDonald’s se ai dëshiron të blejë ushqime për policinë dhe departamentet e zjarrfikësve të qytetit.
Donald Trump to McDonald’s workers in East Palestine, Ohio:
“I know this menu better than you do. I probably know it better than anybody in here.” pic.twitter.com/fQTkZdNmBs
— The Recount (@therecount) February 22, 2023
“Cili është specialiteti juaj sot?”, ai e pyet atë në video, përpara se t’i drejtohet një grupi mbështetësish që janë mbledhur aty për ta parë atë.
“Përshëndetje të gjithëve. Qenka një grup i bukur njerëzish!”, ai u thotë atyre, para se të shtojë: “Pra, unë e njoh këtë meny më mirë se ju. Unë ndoshta e di më mirë se kushdo këtu”. /Telegrafi/