Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar sot pas shpërthimit të tritolit të vënë në makinën e drejtuesit të grupit të Sali Berishës në Vaun e Dejës Bernard Ndreca.
Kreu i shtetit dënon dhunën ndaj çdo individi dhe aktivisti politik të çdo kahu dhe i bën thirrje autoriteteve të vendosin para ligjit personat përgjegjës.
“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”.
Më herët Sali Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për vendosjen e tritolit në automjetin e kryetarit të Partisë Demokratike të Vaut te Dejës, Benard Ndreca. /Telegrafi/