Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE-së, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të plagosur.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSHEE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/