Site icon Telegrafi

Tri shenja horoskopi të cilat kurrë nuk e tregojnë fytyrën e vërtetë!

Ata kanë dy fytyra që i shfaqin në varësi të situatës

Lehtë mund t’ju mashtrojnë, edhe pse në të vërtetë nuk dëshirojnë t’ju bëjnë keq. Ata kurrë nuk e tregojnë fytyrën e vërtetë!

Pa marrë parasysh që jeni me ta në lidhje dashurie apo në lidhje miqësore nuk dini se çfarë ata vërtet mendojnë.

Ata janë tinëzarë, nuk jua dëshirojnë të keqen, thjesht një pjesëz të vetes nuk e shfaqin. I kanë dy fytyra të cilat i shfaqin varësisht nga situata, transmeton Telegrafi.

Peshqit

Peshqit janë në vend të parë. Ata dashurojnë, janë empatikë, por janë një shenjë e dyfishtë dhe si të tillë kanë dy anë të personalitetit të tyre. Njëri personalitet është kur çdo gjë është në rregull. Atëherë japin maksimumin. Por kur diçka fillon të shkojë në drejtim të kundërt, ata kanë planin e tyre rezervë, domethënë “personalitetin”.

Binjakët

Dy shenja në një. Dy nënqiraxhinj që jetojnë bashkë. Gjithmonë komunikojnë, njëri mendon një gjë, tjetri një gjë tjetër. Personi para tyre kurrë nuk është i sigurt se çfarë vërtet mendon kjo shenjë. Komunikimin e kanë të patëmetë, por edhe joshin lehtësisht me fjalë. Ata thurin vetë rrjetën e merimangës dhe kur bie në të nuk ka ndihmë.

Gaforrja

Si edhe Peshqit, esencë dashurie dhe mirësie, viktimizim. Çdo gjë jep në secilën marrëdhënie. Por, kur ndien edhe rrezikun më të vogël, atëherë kafshon me pincat e saj. Godet tinëz kur nuk e prisni. Nuk mund t’i afrohesh sepse atëherë blinda e tyre është më e vështirë dhe kafshimi është më i dhimbshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version